Kryetari i Aleancës të Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Hradinaj ka reaguar pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i Sirisë.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar punën e presidentës Vjosa Osmani.
“Njohja e Kosovës nga Siria është lajm që tregon se bashkëpunimi i ngushtë me miqtë dhe aleatët sjell rezultate të jashtëzakonshme. Vlerësoj punën e Presidentes në këtë sukses për afirmimin e shtetit tonë, duke u bërë kështu 120 shtete që e njohin Kosovën që nga pavarësia e saj. Kemi shumë punë përpara, mirëpo Kosova është këtu për të qëndruar me botën demokratike, në një frymë me aleancat tona”, ka shkruar ai.