Vepra e artistit me renome botërore Sislej Xhafa, “E humbur dhe e gjetur” (Lost and Found) do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Venedikut.
Xhafa për këtë qëllim mbajti një konferencë për media me ç’rast tha se ndjehet i nderuar që i është dhënë përgjegjësia të prezantojë Kosovën me veprën e tij, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se edhe pse vepron jashtë vendit që është rritur inspirimi që ja jep Kosova e mbanë atë vital.
“Kam nderin për shkak se kur po i shef edhe fëmijët jashtë duke luajtur dhe kur kalova kah lagjja ku unë jam rritur është ajo formë e nostalgjisë që e përmenda është inspirim konstant që më mbanë vital. Sa i përket bashkëpunimit ne si skuadër jemi të shkëlqyeshëm dhe në çfarëdo forme të bashkëpunimit e sa për veprën nuk dua t ju tregoj asgjë përpara sepse mund të ju dëshpëroj. Meqë arti është personal dhe përvojë personale atëherë dua të ju lë atë kureshtje juve që ta zbuloni vet” tha ai.
Hapja zyrtare e Bienales së Venedikut do të bëhet më 11 maj në ora 11:00.