Sistemi i drejtësisë ka dështuar në luftimin e korrupsionit – aktakuzat e dobëta, vettingu domosdoshmëri

Prishtinë | 30 Kor 2023 | 08:08 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sistemi i drejtësisë ka dështuar që të hetojë e gjykojë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, madje asnjë person i nivelit të lartë deri më tani nuk është dënuar me burg efektiv për këtë vepër penale.

E gjithë kjo sipas njohësve të fushës po vije si rezultat i aktakuzave të dobëta dhe mungesa e llogaridhënës të përgjegjësve, për çka edhe kërkojnë me urgjencë që të ndodh procesi i venttingut.

Gëzim Shala, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) po e konsideron këtë si problematikën në më madhe në sistemin e drejtësisë.

Ai pohon se vazhdimisht kanë kërkuar që vettingu të ndodh në gjithë sistemin.

“Nëse flasim për aspektin e korrupsionit, njëra prej arsyeve pse Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar edhe zhvillimin e procesit të vettingut është pikërisht edhe dështimi i sistemit të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Deri më tani, në bazë të hulumtimit të profilit tonë nuk e kemi as edhe një person të profilit të lartë të dënuar me burgim efektiv për korrupsion. Dhe realisht kjo është njëra prej problematikave dhe dështimeve më të mëdha të këtij sistemi”, u shpreh ai.

Sipas Shalës, janë një varg faktorësh që kanë ndikuar që mos të ketë dënime me burg efektiv për korrupsionin e nivelit të lartë, por që thotë se kryesor mbetet mosllogaridhënia.

“Aktualisht ka disa vite prej që pothuaje problemi kryesor është korrupsioni i profilit të lartë dhe që është jashtëzakonisht problematik fakti që sistemi i drejtësisë ka dështuar në këtë luftë. Tani, ka disa faktorë se pse kanë dërguar tek kjo situatë, mungesa e llogaridhënies konsiderohet si njëra prej tyre. Dhe për këtë arsye, do të thotë krahas të gjitha aspekteve të tjera që përmenden për zhvillimin e një procesi të vettingut është edhe dështimi i procesit të drejtësisë pikërisht në luftën kundër korrupsionit”.

Përderisa avokati Arbër Jashari tha se rezultatet po mungojnë për shkak se aktakuzat nuk janë profesionale.

Sipas tij, aktakuzat kanë qenë të dobëta dhe jo të mbështetura mirë, një pjesë e të cilave të iniciuara nga opinioni apo presioni publik, raporton EO.

“Gjithsesi tek veprat penale kundër korrupsionit zyrtar, arsyeja kryesore pse ne nuk kemi rezultat është sepse nuk kemi pasur aktakuza profesionale. Arsyeja pse kemi dështuar që njerëzit e profilit të lartë të marrin dënime meritore me burg efektiv është sepse kemi pasur aktakuza të dobëta të cilat nuk kanë qenë të mbështetura në prova. Shpesh kemi pasur raste të cilat janë iniciuar nga presioni publik ose nga reagimi publik dhe nuk është menduar mirë ose që ne start se kanë qenë të predispozuara që të dështojnë”.

“Sidomos disa raste që kanë të bëjnë me prokurimin publik e çka e dallon keqpërdorimin e pozitës zyrtare ose ajo që e dallon veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtarë nga çështjet e natyrës administrative apo gabimeve procedurale është shumë një vijë e hollë. Dhe shpesh prokuroria ka dështuar që ta hetojë lëshimin apo qëllimin subjektiv të kryerësve të veprave penale prandaj jemi në këtë situatë ku jemi”.

Të ngjashme