Rezultati në zgjedhjet presidenciale në SHBA po vazhdon të jetë i ngushtë në shtetet kyç. Aktualisht, Bideni po prin 227:213 në vota elektorale.
Numri i votave po vazhdon në disa shtete, por janë gjashtë kyç që mund të konfirmojnë fitoren e Joe Bidenit apo të sjellin përmbysjen e rezultatit nga Donald Trump, presidenti aktual.
Sipas të dhënave të orës 17.30 të agjencisë AP, në tri nga këto shtete udhëheq Trump e në tri të tjera Bideni.
Nëse Bideni arrin të mbajë epërsinë në këto shtete dhe të marrë votat elektorale, atëherë shënon fitore. Janë 32 vota elektorale në pyetje nga Michigani, Wisconsini dihe Nevada.
Nëse konfirmohet fitorja e Bidenit në Arizona, e cila sjell 11 vota elektorale, atëherë kandidati demokrat ka 238.
Situata aktuale nëpër shtete:
Georgia: udhëheq Trumpi (Donald Trump 50.5% – Joe Biden 48.3%. Janë numëruar 94% të votave. Shteti sjell 16 vota elektorale.
North Carolina: udhëheq Trumpi (Donald Trump 50.1%, Joe Biden 48.7%. Janë numëruar 94% të votave. Shteti sjell 15 vota elektorale)
Pennsylvania: udhëheq Trumpi (Donald Trump 54%, Joe Biden 44.9%. Janë numëruar 64% të votave. Shteti sjell 20 vota elektorale)
Michigan: udhëheq Bideni (Joe Biden 49.6 %, Donald Trump 48.9%. Janë numëruar 95% të votave. Shteti sjell 16 vota elektorale)
Wisconsin: udhëheq Bideni (Joe Biden 49.6%, Donald Trump 48.9%. Janë numëruar 95% të votave. Shteti sjell10 vota elektorale)
Nevada: udhëheq Bideni (Joe Biden 49,2%, Donald Trump 48,6%. Janë numëruar 67% të votave. Shteti sjell 6 vota elektorale) (Koha)