Në Komunën e Leposaviqit është tensionuar sot situata, kur protestuesit serbë e kanë kaluar rrethojën dhe kanë tentuar të futen në objektin e komunës.
Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar këtë rast, por kanë thënë se situata është qetësuar tash.
“Situata është e qetë, ata e kanë kaluar kordonin e KFOR-it, kanë qëndruar 15 minuta dhe më pas janë larguar”, tha Elshani për Insajderin.