Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka planifikuar që në këtë situatë emergjente tua lehtësoj jetën sadopak familjet me kushte më të vështira.
Janë 600 pako që përmbajnë produkte ushqimore dhe produkte të higjienës që planifikohen tu jepen familjeve në nevojë.
Për të bërë shpërndarjen e tyre në mënyrë te duhur dhe në mënyrë transparente, kanë thënë se do të bashkëpunojnë me administratorët e fshatrave të Komunës së Drenasit.
Komuna e Drenasit ka kërkuar nga administratorët e fshatrave që të jenë te kujdesshëm gjatë hartimit të listave të këtyre familjeve, mos të jenë përfitues dy herë dhe të jenë familje që kanë kushte me të vështira.
Komunikata e plotë e tyre:
“Njoftojmë të gjithë administratorët e vendbanimeve të Komunës së Drenasit se nga dita e mërkurë, Komuna e Drenasit, me mjetet e veta buxhetore nga kategoria e subvencioneve, do të shpërndajë 600 pako me ushqim dhe higjienë për familjet në nevojë. Ndaj kërkojmë nga gjithë administratorët e vendbanimeve që deri më datën 30.03.2020 (ditë e hënë) në ora 13.00, t’i dërgojnë emrat e përfituesve të mundshëm nga Komuna e Drenasit”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, nga kjo komunë kanë kërkuar që të kenë kujdes me përpilimin e listave për secilin vendbanim.
Të nderuar administratorë, komuna i ka të evidentuar të gjithë përfituesit e gjertanishëm, prandaj lutemi që në listat e dërguara të përfshihen ato familje që nuk kanë përfituar deri më tani. Ju lutemi që të jeni të kujdesshëm gjatë hartimit të listave me numrin e përfituesve për secilin vendbanim, numër ky i cili është i evidentuar në listën e poshtëshënuar.
Listat e plotësuara në bazë të numrit të shënuar në këtë liste mund ti dërgoni përmes emailit zyrtar: [email protected] , ose të kontaktoni në nr. zyrtar nga ora 08 deri në orën 16.00, në telefonin 038 200 40870.
Kujdes: Lista e plotësuar duhet të përmbajë: Emrin, emrin e njërit prind, mbiemrin, vendbanimin, numrin e anëtareve të familjes dhe numrin e telefonit.
Shpërndarja do të bëhet nga ekipi i Komunës së Drenasit.