Beranard Challandes është deklaruar për situatën e krijuar nga Leart Paqarada, që njoftoi se nuk do të jetë pjesë e ekipit të Kosovës.
Njoftimi i tij i bërë sqaroi se ai nuk do të luajë më për ekipin, derisa zvicerani të jetë në krye të skuadrës.
Në lidhje me këtë gjendje, Challandes ka bërë të ditur se ai është i gatshëm të bisedojë me Paqaradën.
“Leart Paqarada ka vendosur mos të vije në ekip, sjellja e tij e ka treguar tashmë këtë. Mua më pëlqen Paqarada, por ai ka vendosur”, ka thënë ai në konferencë për media.
“Nëse ai konsideron e është momenti për të diskutuar, atëherë do të tentojmë të diskutojmë dhe të flasim për situatën”.
Strategu zviceran po ashtu është pyetur edhe për Bernard Berishën dhe situata e krijuar, pasi lojtari nuk është ftuar për ndeshjet e shtatorit.
“Është e njëjta situatë edhe më të. Ai nuk ndihet mirë. Por, unë nuk ndryshojë. Ai dëshiron të ketë garancion për pozicionin e tij në ekip, por nuk mund t’i garantojmë askujt se mund të luajë rregullisht”, ka shtuar më tej Challandes.