Këtë të enjte janë raportuar gjithsej 19 vatra zjarri në Shqipëri, prej të cilave 10 mbeten aktive dhe 9 janë nën mbikëqyrje.
Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 316 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 7 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 130 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 13 mjete, 1 autoambulancë dhe 1 dron.
Në Qarkun Tiranë, vatra në Malin e Dajtit vijon aktive. Në terren janë 25 zjarrfikës dhe 7 forca të ADZM-së, të mbështetur nga 52 efektivë të FA-së, 6 mjete dhe 1 autoambulancë.
Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatrat në Malin e Bërzhitës dhe Mali me Gropa janë të izoluara dhe mbahen nën mbikëqyrje.
Në Qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Lundre–Madhesh, Cerrujë–Mali i Allushit, Selishtë dhe Pleshë, ndërsa Qafa e Helmes mbahet nën mbikëqyrje.
Forcat zjarrfikëse, pyjore dhe vullnetare vijojnë punën në terren; nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Qarkun Lezhë, vatra në Kalivaç–Zimaj–Rras i Butë–Ungrej vijon aktive, me angazhimin e forcave vendore dhe 41 efektivëve të FA-së, 1 automjeti zjarrfikës dhe 4 mjeteve ushtarake; aktualisht nuk ka rrezik për banesat. Vatra në Gallatë të Kurbinit është nën mbikëqyrje.
Në Elbasan, vatrat në Qukës dhe Gurëshpatë mbahen nën mbikëqyrje.
Në Qarkun Shkodër vijojnë aktive vatrat në Porav, Mnelë e Madhe dhe Rragam, ndërsa Tërbuni është nën mbikëqyrje. Në Rragam vijon puna e MZSH-së, Shërbimit Pyjor, forcave bashkiake dhe Emergjencave Civile, pa rrezik për zonat e banuara.
Në Qarkun Fier, Peshtani mbahet nën mbikëqyrje, ndërsa vatra në Çërrilë, Mallakastër, vijon aktive, ku krahas strukturave vendore janë angazhuar edhe 32 efektivë dhe 3 mjete të FA-së.
Në Qarkun Korçë, vatra pranë Oparit është nën mbikëqyrje dhe nuk rrezikon banesa.