Situata në Komunën e Obiliqit e qetë dhe stabile

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Sot, Kryetari i Komunës Xhafer Gashi së bashku me Nënkryetarin Ibush Mjekiqi, vizituan Statcionin Policor në Obiliq ku zhvilluan një takim me Komandantin e SP-së, z.Sejdi Zeqiri, i cili i njoftoj për gjendjen aktuale në komunën Obiliqit sipas njoftimeve të fundit situata është relativisht e qetë si dhe të gjithë të izoluarit po qëndrojnë në kontakt me stafin policor e mjekësore dhe po respektojnë rekomandimet.

Kryetari Gashi, ka falenderuar Komandantin e SP-së në Obiliq z. Zeqiri dhe stafin policor për angazhimin e tyre të treguar në çdo kohë në ruajtjen e sigurisë si dhe gjithë qytetarve për bashkëpunimin dhe kujdesin e treguar në vazhdimesi!

Policia dhe stafi mjekësor në detyrë

Ju qëndroni në shtëpi

Të ngjashme