Pas tensioneve të shkaktuara në veri, qytetarët mendojnë se duhet të trajtohet me kujdes kjo situatë për shkak të eskalimit të situatës dhe të një konflikti të mundshëm, raporton Ekonomia Online.
Ata theksojnë se këto punë duhet të rregullohen me diskutim e jo me luftë, sepse sipas tyre ka kaluar koha e luftërave.
“Duhet me pas mençuri së pari udhëheqësi e vendit tonë, me u ulë në tryezë dhe me biseduar se çka me ja ba ndryshe ka rrugëdalje”, potencoi një qytetarë.
Pasi janë pyetur se a mendojnë se mund të ketë eskalim të situatës, disa prej tyre janë shprehur se nuk mendojnë se do të ketë.
“Duhet pasur kujdes për arsye se është gjendja e vështirë”.
Ndërsa një tjetër qytetar ka frikë se një gjë e tillë mund të ndodhë, raporton EO.
“Për shkak se Serbia është e lidhur më tepër më Rusinë sesa me perëndimin dhe se ndikimi rus është shumë i madh”, shprehet ai.
Tensionet në veri vijnë si pasojë e largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë për targat ilegale dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja në komunat veriore me shumicë serbe.