Situata nga koronavirusi, vijojnë kontrollet në Portin e Durrësit

Prishtinë | 02 Shk 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Në Portin e Durrësit po vijojnë kontrollet e shtuara ndaj pasagjerëve që hyjnë në Shqipëri për shkak të situatës së krijuar pas përhapjes së koronavirusit dhe shpalljes së emergjencës shëndetësore globale nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Gjatë ditës së sotme, specialistët e Sektorit të Mbrojtjes së Shëndetit në Autoritetin Portual në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik kryen monitorimin e pasagjerëve që arritën sot me traget në portin e Durrësit, mes tyre ishte dhe një shtetas kinez.

Sipas autoriteteve italiane, shtetasi kinez që ka zbritur në Durrës është rezident në Itali prej dy vitesh dhe për këtë arsye nuk paraqet rrezik

Të ngjashme