Presidenti Ilir Meta ka përfunduar takimin me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.
Thaçi deklaroi në media se kishte shkuar në Shqipëri për një vizitë miqësore, për të takuar liderët politikë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në të dy vendet.
Kjo është vizita e parë pas hapjes së kufirit mes dy vendeve, për shkak të pandemisë së COVID-19.
Ndërkohë, të dy vendet, ndodhen në një klime të “nxehtë“ politike, Kosova për shkak të ndryshimeve që solli Qeveria e re, Shqipëria për shkak të debateve për reformën zgjedhore.