Situatë e qetë në Zveçan dhe Zubin Potok, vërehet prezenca e Policisë

Prishtinë | 27 Maj 2023 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Situata në veri është qetësuar, pas tensioneve që u krijuan dje kur qytetarë serbë që u mblodhën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, në përpjekje për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në zyrat e tyre.

Kryetarët arritën të futen në zyrat e tyre, me asistimin e Policisë.

T7 raporton se gjendja është e qetë.

Në pamjet që ka dërguar, shihet se objektet komunale po vazhdojnë të ruhen nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme