Akademia e Suedisë sivjet do t’i ndajë dy çmime Nobel për Letërsi, sipas një raporti nga një gazetë suedeze.
Vitin e kaluar ky çmim nuk ishte dhënë për herë të parë që nga viti 1949, pas skandalit për sjellje të keqe seksuale që e preku institucionin.
Pas një takimi me fondacionin të martën, Dagens Nyheter, ka raportuar që sekretari i përhershëm Anders Olsson, e ka konfirmuar që të dyja çmimet për letërsi do të jepen më 2019, në mënyrë që të kompensohet mungesa e dhënies së këtij çmimi për vitin 2018.
Akademia ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar për këtë vendim.