Sjellje “të papëlqyeshme” që nuk duhet assesi t’i bëjmë në rrugë

Prishtinë | 02 Maj 2023 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Janë disa gjeste të caktuara që, si njerëz të qytetëruar, nuk duhet t’i bëjmë kurrsesi.

– Të mos hedhim kurrë rrugës letra ose mbeturina ushqimesh; të kërkojmë se ku ndodhet rrugës koshi i mbeturinave, ose t’i mbajmë me vete derisa të shkojmë në shtëpi. Përndryshe nuk ka kuptim të qahemi se për faj të kryetarit të Bashkisë qyteti ynë është shumë i papastër.

– Gratë të mos i ngrenë kurrë çorapet rrugës.

– Nuk duhet të krihemi, t’i lyejmë buzët me të kuq, t’i fshijmë këpucët, t’i pastrojmë thonjtë në publik. Që të gjitha këto veprime kryhen para se të dalim nga shtëpia.

– Një burrë dhe një grua me “sjellje të pëlqyeshme” nuk pi duhan rrugës.

– Rrugës nuk duhet të hamë. Të mos ecim rrugës me ushqimin në dorë, edhe atëherë kur nxitohemi të shkojmë në punë, dhe kemi uri.

Këto këshilla nuk janë të vlefshme vetëm kur jemi duke ecur rrugës, por edhe në çdo hapësirë publike: në tregje, ekspozita, holle kinemash, aeroporte, stacione tjetër etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme