Për shkak të stigmës së vazhdueshme, ne jo gjithmonë dallojmë kur njerëzit që njohim janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje.
1. Ata mund të mos “duken të dëshpëruar”
Për shkak të stereotipeve kulturore dhe mediatike, shumica prej nesh kemi supozime të ndryshme rreth sjelljes dhe dukjes të dikujt që vuan nga depresioni. Ne imagjinojmë dikë që rrallë herë del nga dhoma e tyre, që nuk vishet mirë, dhe që duket në gjendje të mjerueshme gjatë tërë kohës, por jo të gjithë njerëzit me depresion sillen njësoj.
Të gjithë njerëzit janë, natyrisht, të ndryshëm nga njëri-tjetri; simptomat dhe mënyrat e përballimit të depresionit gjithashtu dallojnë. Shumë janë të aftë të mbajnë një fasadë të shëndetit të mirë mendor që të mbrojnë veten, mirëpo ata nuk janë duke vuajtur hiq më pak, për shkak se mund ta bëjnë këtë gjë. Ngjashëm, ata që nuk mund ta mbajnë një fasadë të tillë, nuk janë më të “dobët” se ata që munden.
2. Ata shpesh mund të duken të rraskapitur ose të ankohen se janë gjithmonë të lodhur
Efekt anësor dominues i depresionit është rraskapitja e vazhdueshme. Jo gjithkush me çrregullimin vuan nga ajo, por është shumë e zakonshme. Për ata që e përjetojnë këtë simptomë me depresionin e tyre, është një prej efekteve anësore më të vështira për t’u përballuar.
Gjithashtu, nëse dikush jeton me depresion të padiagnostifikuar, shkaku i lodhjes së tyre mund të jetë enigmatik. Ata mund të bëjnë gjumë të mjaftueshëm çdo natë dhe prapë të zgjohen në mëngjes sikur kanë fjetur vetëm pak orë.
Edhe më keq, ata mund të fajësojnë veten e tyre, duke besuar se faktorët si përtesa apo ndonjë e metë tjetër personale janë shkaktarë të niveleve të ulëta të energjisë të tyre.
Kjo është gjithashtu një simptomë që vështirë fshihet, për ata që janë diagnostifikuar me depresion, por përpiqen ta mbajnë fshehtë nga të afërmit e tyre, sepse shpesh ndikon në punën dhe marrëdhëniet e tyre.
3. Ata mund të jenë jashtëzakonisht nervoz
Sjellja e një personi me depresion mund të interpretohet si melankoli edhe nëse ajo nuk është çfarë më të vërtetë ata ndjejnë. Nervozizmi është një simptomë e depresionit që shpesh nuk konsiderohet si e tillë. Kjo duhet të jetë e kuptueshme, sepse depresioni është një problem shëndetësor që nuk mund të “shihet” ose të matet në mënyrë strikte, gjë që e bën edhe më të vështirë luftimin e tij.
Puna e vazhdueshme që duhet bërë për t’i kryer detyrat e përditshme, personin me depresion e shter mendërisht dhe lë shumë pak hapësirë për durim dhe mirëkuptim.
Nëse dikush që njihni zbulon se janë etnikisht të dëshpëruar dhe e ndan këtë informacion me juve, ju mund të jeni fillimisht të hutuar nëse sjelljet e tyre të mëparshme nuk përputhen me keqkuptimin e zakonshëm rreth personit me depresion, si të ndruajtur dhe të heshtur. Nëse ata bëhen nervoz shpejt dhe bezdisen lehtë, ky është në fakt një efekt anësor i depresionit.
4. Ata mund ta kenë vështirë t’i përgjigjen dashurisë dhe shqetësimit për ta
Keqkuptimi kryesor për depresionin, që u la të kuptohet në paragrafët më lartë, është ai rreth të “ndjerit” i mërzitur.
Përkundrazi, depresioni është më shumë pamundësia për të ndjerë emocione, ose për t’i ndjerë ato vetëm pjesërisht, ose vetëm për një kohë të shkurtër. Varet nga individi, por disa njerëz që vuajnë nga depresioni përshkruajnë se ndihen pothuajse “të mpirë,” dhe gjëja më e afërt te emocioni që ata përjetojnë është një lloj pikëllimi dhe/ose nervoze.
Për shkak të kësaj, të përgjigj-urit në mënyrë të përshtatshme ndaj gjesteve apo fjalëve të dashurisë do të jetë e vështirë për ta, ose ata nuk do të mendojnë për të fare.
Ata mund madje edhe të nervozohen pa arsye apo të bezdisen me juve për të, sepse mund të jetë që thjeshtë për trurin e tyre procesimi dhe përgjigja ndaj gjesteve të juaja dashurore është shumë i vështirë.
5. Ata mund shpesh të refuzojnë të përfshihen në aktivitete që dikur i donin
Me përjashtim të rastit kur shpjegimet e tjera mund të jenë njësoj të mundura, një mungesë jokarakteristike e interesimit në aktivitete përgjatë një periudhe të zgjatur kohore mund të jetë një shenjë që keni depresion.
Siç u përmend më lart, depresioni është fizikisht shterues, aq sa është edhe mendërisht i tillë, gjë që e vështirëson kënaqjen me gjërat që bëni zakonisht.
Aktivitetet që më parë i donit mund të humbin joshjen e tyre në përgjithësi, sepse depresioni gjithashtu zakonisht e bën shumë të vështirë zbavitjen ose të ndjerit i përmbushur. Nëse nuk keni ndonjë shpjegim tjetër për këtë humbje të interesit, atëherë ajo mund të jetë simptomë e depresionit klinik.
6. Ata mund të fitojnë shprehi jonormale të të ushqyerit
Shprehitë jonormale të të ushqyerit kryesisht fitohen për dy arsye: si mënyrë përballimi, ose si efekt anësor i mungesës së kujdesit për veten. Të ngrënit shumë pak ose më shumë se duhet është një shenjë e zakonshme e depresionit.
Ushqimi shpesh mund të jetë i vetmi burim i lumturisë për personat me depresion, duke rezultuar në mbingrënje, gjë që i shndërron këta njerëz në objekt talljeje dhe turpërimi.
Kur një person me depresion ha shumë pak, kjo zakonisht ndodh sepse depresioni ndikon në oreksin e tyre duke e bërë kështu ushqimin jo-atraktiv. Mund të jetë gjithashtu një nevojë e ndër-dijshme për të kontrolluar diçka, sepse ata nuk mund ta kontrollojnë depresionin e tyre.
Nëse dikush është i pa diagnostifikuar apo nuk tregon se ka depresion, të tjerët do të supozojnë se shprehitë e tyre të të ushqyerit janë një e metë personale, duke i gjykuar kështu për të, që në fund rezulton në bërjen e tyre të ndihen edhe më keq.
7. Ata mund të fillojnë të kenë nevojë më shumë për ju
Një njeri me depresion vërtet nuk mund të funksionojë si një person mendërisht i shëndetshëm. Do të ketë gjëra që ata nuk do të mund më t‘i bëjnë si dikur. Qortimi apo turpërimi vetëm do t’i lëndojë ata, jo t’i ndihmojë. Nëse ata e mbajnë privat depresionin e tyre, do të jetë aq më vështirë për ata të mirren me njerëzit tjerë të nervozuar me ta për shkak të paaftësisë së tyrë për të funksionuar si të tjerët.
Prandaj, është shumë e rëndësishme që të kuptoheni me personat në jetën tuaj, si profesionale ashtu edhe personale. Ju nuk mund të dalloni nëse dikush vetëm po dembeloset ose me të vërtetë vuan nga një problem mendor.
8. Ata mund të kenë ditë të këqija, dhe ditë “më të mira”
Depresioni mund t’i ketë uljet dhe ngritjet e tij. Nëse dikush ka depresion të fshehur ose të padiagnostifikuar, disponimi i tyre rastësisht mund të luhatet, varësisht nëse depresioni i tyre është i qëndrueshëm ose jo. Për juve (dhe për ta, nëse janë të padiagnostifikuar), ndryshimet në humor duken që janë pa shkak, por kjo është thjesht se si depresioni manifestohet te disa njerëz.
Nëse e dini që personi ka depresion, është e mundur që rrejshëm të besoni se ata janë përmirësuar përgjithmonë, për shkak të disa ditëve “të mira”. Ndërsa, është gjithmonë e mrekullueshme nëse dikush kalon një ditë më të bukur se ajo para saj, ju gjithmonë duhet t’i lini ata të ju tregojnë se çka mund të përballojnë e çka jo.
Supozimi se ata janë shëruar plotësisht dhe të shtyrit në aktivitete ata mund t’i tronditë dhe t’i bëjë të tërhiqen në vetvete përsëri. Bëhuni mbështetës për shokët dhe familjarët që vuajnë nga depresioni, por lini ata që të flasin për vete.