Nuk ka fitues pas 90 minutave në ndeshjen e barazhit mes Trepçës’89 dhe Dukagjinit, e vlefshme për vendin e fundit që dërgon në Superligë edicionin e ardhshëm.
Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë, 1:1.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 30-të, kur Adenis Shala realizoi për ta kaluar Trepçën’89 në epërsi, pas një aksioni model të mitrovicasve.
Me këtë rezultat u mbyll edhe fraksioni i parë i ndeshjes.
Pjesa e dytë nisi me një gol të hershëm. Osmani shënoi për Dukagjinin për ta barazuar rezultatin në 1:1, e që doli të jetë rezultati i 90 minutave.
Mbetet të shihet se a do të jenë vazhdimet përcaktues, apo ndeshja do të shkojë drejt penalltive.