S’ka gjë të re: dështimet një pas një, mblidhen çdo 48 orë, rrjedha e njëjtë e seancës, qëndrimet e njëjta

Prishtinë | 25 Maj 2025 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Dështoi edhe vazhdimi i sotëm i seancës, përpjekja e 21-të me radhë për konstituimin e këtij institucioni ligjvënës, raporton Ekonomia Online.

Vazhdimi i sotëm ishte i njëjtë me vazhdimet e mëparshme: përsëri tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.

Nga 90 deputetët e pranishëm, ishin 53 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.

Dehari bëri të ditur se seanca ndërprehet dhe se do të vazhdojë më 27 maj, në orën 11:00.

Të ngjashme