Numër i madh i tërmeteve kanë goditur muajt e fundit shtet e rajonit. Dridhjet janë dëgjuar edhe n ë Kosovës, po që nuk ka pasur dëme materiale.
Por as Kosova nuk është imune ndaj goditjeve nga tërmetet. Edhe pse ekzistojnë disa harta për zonat sizimik në vend, ato nuk kanë të dhënë të sakta për secilin lokacion.
Profesori i Inxhinierisë Arsim Rapuca, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se projektuesit e ndërtimit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet sizmike që prekin zona të caktuara.
Por sipas tij, Kosova ka një mangësi në këtë aspekt, sepse ka disa harta por nuk ka të dhëna të sakta për secilin lokacion.
“Projektuesit e ndërtesave kryesisht strukturore inxhinierët e ndërtimit, ata e marrin parasysh rrezikun sizmik për zonën e caktuar. Së pari duhet të marrim informata nga harta e rrezikut sizmik, të cilat janë të përpiluara nga seizmolgët e Kosovës. Kosova e ka një mangësi në këtë aspekt, sepse ka disa harta, mirëpo nuk ka të dhëna të sakta për secilin lokacion, varësisht prej hartave sizmike dhe rrezikut sizmik, merren parametrat dhe në bazë të këtyre parametrave projektohet struktura”.
Rapuca pohon se nëse nuk respektohen kodet e ndërtimit që nga projektimi e deri te pranimi teknik, atëherë duhet të merren masat rigoroze sa i përket mbikëqyrjes dhe kontrollit të kualitetit të ndërtesave.
“Nëse nuk respektohet kodi i ndërtimit dhe të gjitha hapat duke filluar nga projekti deri te ekzekutimi dhe në fund deri te pranimi teknik. Këtu duhet të aplikohet një masë më rigoroze e mbikëqyrjes dhe kontrollit të kualitetit. Me ligj nuk aplikohet kontroll e projektit, zakonisht duhet të bëhet nga një trup, e cila është me përvojë më të madhe inxhinerike, dhe e vlerëson se a i plotëson ai objekt të gjitha normat. Momentalisht nuk ekziston edhe kjo, dhe kjo është një mangësi që duhet ta ketë parasysh ministria që të futet në ligj”.
Inxhinieri Rapuca deklaroi për Ekonomia Online, se kualiteti i dobët i përdorimit të materialit për ndërtim, mungesa e informatave për rrezikun sizmik të zonës së caktuar dhe mosrespektimi i kodit të ndërtimit 100% është një problem madhor.
“Ka raste edhe të kualitetit të materialeve të përdorura, ka raste edhe të mungesës së informatave për rrezikun sizmik për zonën e caktuar, mungesës së informatave për gjeologjinë ku vendoset objekti, mandej projektimi jo adekuat, mosrespektimi i kodit të ndërtimit, ku ka raste të caktuara në nuk respektohen 100%, por ka struktura objekte të cilat i respektojnë normat e projektimit. Por ekziston edhe një problem te procedura e ndërtimit, sepse ka neglizhencë në kontrollin e ndërtimit, mbikëqyrjen e të gjithë hapave nga fondamenti e deri në kulm”.
“…thjesht kontrolle e materialeve, të fabrikave, të produkteve ndërtimore që vijnë nga jashtë dhe në Kosovë që prodhohen, e të cilat nganjëherë kanë certifikatat e tyre të kualiteti por nuk testohen, pavarësisht certifikatave ato duhet të testohen. Te ne më së shumti përdoret betoni armor, por hekuri që vjen ai duhet të testohet dhe poashtu betonit i duhet një testim më i madh. Ka tashmë shumë fabrika të ndryshme të betonit që janë hapur ndoshta duhet një monitorim më i madh”.