Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, nuk ka treguar se kush do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie, raporton EkonomiaOnline.
Ai ka thënë se çdo kush ka të drejtë të kandidiojë për të parin e partisë, duke mos treguar nëse kandidat konsensual është Isa Mustafa.
“Çdo kush ka të drejtën e tij të kandidojë. Nesër do të shpallen kandidaturat, dhe do të aprovohen në kuvend në bazë të normës së statutit”, tha Veliu.
Këto komente Veliu i bëri teksa po mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së.
Nesër, LDK-ja do të mbajë Kuvendin Zgjedhor, ku pritet të zgjedh kryetarin e partisë.