“S’ka konkurrencë”, Putin fiton bindshëm zgjedhjet në Rusi

Russia's President Vladimir Putin speaks during a plenary session of the St. Petersburg International Economic Forum (SPIEF) in Saint Petersburg, Russia, June 20, 2025. REUTERS/Anton Vaganov
Prishtinë | 21 Sht 2026 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Partia në pushtet në Rusi, Rusia e Bashkuar, ka ruajtur shumicën dërrmuese në Dumën e Shtetit, sipas rezultateve pothuajse përfundimtare të zgjedhjeve.

Me mbi 95% të votave të numëruara, partia e presidentit Vladimir Putin ka siguruar rreth 58 për qind të votave dhe pritet të marrë rreth 355 nga 450 ulëset në parlament, duke ruajtur shumicën kushtetuese, raporton Reuters.

Partia Komuniste ka marrë rreth 14 për qind, Liberal-Demokratët rreth 9 për qind, ndërsa Njerëzit e Rinj rreth 8 për qind.

Në Çeçeni, Ramzan Kadyrov është rizgjedhur për një mandat të pestë me pothuajse 100 për qind të votave. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 59.3 për qind.

Opozita në mërgim ka akuzuar autoritetet për manipulime, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hedhur poshtë akuzat.

Partia Yabloko, që kundërshton luftën në Ukrainë, nuk ka fituar mandat në parlamentin federal, por ka kaluar pragun prej 5 për qind në rajonin e Novgorodit, ku mund të sigurojë përfaqësim në parlamentin rajonal.

Të ngjashme