S’ka kourum për seancën për ‘çnjohjen’ e Kosovës në Komunën e Zetës në Mal të Zi

Prishtinë | 11 Qer 2023 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Seanca në Asamblenë Komunale të Zetës e caktuar për mbrëmjen e së dieles ku do të votohej për “tërheqjen e njohjes së Kosovës” brenda territorit të kësaj komune, ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, raportoi media e Podgoricës, “Vijesti”.

Kjo deklaratë e nisur nga blloqet pro-serbe dhe pro-ruse të Frontit Demokratik dhe koalicionit “Për Të Ardhmen e Zetës”, do të shtyhet për një ditë tjetër.

Koalicioni “Për të ardhmen e Zetës”, i cili ka 16 ulëse në asamble (nga gjithsej 32) dhe këshilltarja e Partisë Popullore Socialiste (SNP) Sllagjana Kalugjeroviç, e cila e konfirmoi këtë sot për “Vijesti”, nuk do të marrin pjesë në seancë.

Nacionale kishte raportuar gjerësisht për këtë nismë të partive pro-serbe. Si e tillë ajo s’ka asnjë efekt ligjor në nivelin shtetëror.

Të ngjashme