Projektligji për fertilizim artificial ka kaluar për në seancën e radhës, pasi një amendament i deputetit të VV-së, Visar Korenica, nuk kaloi në Kuvend, raporton Ekonomia Online.
Në këtë proces të votimit morën pjesë vetëm 43 deputetë.
“Vetëm 43 deputetë kanë marrë pjesë në votim. As për së afërmi nuk jemi te numri i kërkuar, i nevojshëm pra që të miratohet ky amandament. Kështu që pa u zgjidh kjo, nuk kemi si të procedohet me këtë pikë. Dalim te pika tjetra, ashtu si marrëveshjet ndërkombëtare, edhe kjo i kalon një seance që e organizojmë me vazhdime” – ka thënë Konjufca.