S’ka kuorum për raportim rreth funksionalizimit të Ndërmarrjes “Trepça”

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 13:51 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bordi i “Trepça” SH.A. nuk ka raportuar lidhur me funksionalizimin e Ndërmarrjes “Trepça” SH.A në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal për shkak të mungesës së kuorumit dhe të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Kryesuesja e komisionit, Sala Berisha-Shala, tha se kjo temë është shumë e rëndësishme dhe ministri dhe asnjë nga deputetët nuk mund të justifikohet për mospraninë e tyre në këtë komision, raporton Ekonomia Online.

“Mendoj që disa çështje janë kryetema, kur bisedohet për to duhet lënë aktivitete tjera edhe deputetët, dhe ministri që nuk është këtu dhe të vijnë të na informojnë neve t’i diskutojmë çështjet e rëndësishme siç është çështja e Trepçës”, tha Berisha-Shala.

Kryesuesja Berisha-Shala e konsideroi papërgjegjësi mungesën e deputetëve dhe të ministrit lluka në këtë komision, raporton EO.

“Për mua është pak problem se nuk po di si të sillem tani, në mungesë të kuorumit nuk mund ta hap mbledhjen, edhe pse është papërgjegjësi e gjithëve duke pasë në konsideratë angazhimet e të gjithëve, sepse kjo temë është dashur me u diskutu dje, por me informatë se do mbahet një senacë e jashtëzakonshme dhe për ata u shty mbledhja për sot”.

“Sidoqoftë asnjë mungesë nuk e justifikon asnjë angazhim tjetër, sepse kam informata se ministri ka shku me vizitu Komunën e Gjilanit dhe Kamenicën për disa projekte dhe ministri na ka thënë me e shty mbledhjen pasdite, jemi në pritje, nuk ka ardhë dhe deputetët që janë në komisione të tjera unë mendoj se nuk është më e rëndësishme se kjo”, tha ajo.

Të ngjashme