Pas përfundimit të seanca së jashtëzakonshme të thirrur nga 42 deputetë për kompensimin e orëve të humbura në arsim, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë punimet e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri i Ramush Haradinaj për lojërat e fatit deri në ora 16:00.
Seanca është shtyrë në mungesë kuorumit, raporton Ekonomia Online.
Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj prezantoi projektligjin para deputetëve dhe kërkoi që i njëjti të votohet.
“Përmes këtij projektligji ndalohen të gjitha lojërat e fatit me përjashtim të Llotarisë së Kosovës. Propozoj ta miratoni këte projektligj”.