Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, ka ndërprerë seancën për 15 minuta, ngase s’ka kuorum për ta vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të paralajmëruar për në orën 10:00, raporton EO.
Në seancë të pranishëm ishin vetëm 55 deputetë. Në seancë mungon koalicioni PAN si dhe deputetët e minoriteteve.