Kuvendi i Kosovës nuk ka filluar ende seancën plenare të paraparë për orën 10:00, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, fillimisht ka dhënë 15 minuta pauzë e pastaj edhe 15 të tjerë, ku ka njoftuar se nëse nuk bëhet kuorumi deri në orën 10:45, seanca do të mbyllet.
“Në qoftëse nuk bëhet kuorumi unë në shenjë reagimi qytetar do ta shtyej këtë mbledhje për faktin se në ora 10:00 të gjithë kanë qenë të njoftuar se është vazhdimi i seancës. Do presim deri në 10:45 nëse nuk ka kuorum do të mbyllet seanca”, tha Veseli.