S’ka marrëveshje në Senatin Amerikan, qeveria ende e mbyllur

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 08:45 | Nga

Qindra mijëra punëtorë administrativ nuk do të dalin në punë ditën e hënë, kjo ngaqë Senati Amerikan po ka problem t’i jap fund mbylljes së qeverisë.

Mbyllja e qeverisë filloi orët e vona të së premtes, pasi që ligjvënësit dështuan të arrijnë marrëveshje për miratimin e buxhetit për financimin e qeverisë.

Përpjekjet për të arritur një kompromis para fillimit të javës kanë dështuar të dielën në mbrëmje.

Votimi për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë është shtyrë për të hënën pasdite, që do të thotë se shumë zyra qeveritare do të ngelen të mbyllura gjatë ditës.

Megjithatë ka pak shenja të bashkëpunimit, përderisa senatorët demokratë dhe ata republikanë fajësojnë njeri-tjetrin për këtë gjendje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme