“S’ka më përfitime financiare, prandaj i janë terruar sytë”, nga VV i reagojnë Klinakut pas deklaratës për Kurtin

Prishtinë | 30 Gus 2023 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani i ka reaguar ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku gjatë ditës së djeshme ka thënë se më përpara do ta vriste kryeministrin Albin Kurti, sesa do ta lëshonte Kosovën.

Zogiani në reagimin e tij thotë se reagimi i Klinakut lidhet me faktin se nuk po mund të përfitojë më, si në qeverisjet e kaluara.

Ai ka shkruar se Klinaku dhe organizata e tij ka përfituar nga Qeveria e Ramush Haradinaj 20 milionë euro.

“20 milionë euro të rezervave financiare të shtetit qen shpërndarë pa kurrfar kriteri nga Qeveria Haradinaj! Ndër të tjera aty pat marrur edhe organizata e Klinakut! Epo s’ka ma kështu, prandaj i janë terru sytë këtij dhe plotë të tjerëve si ky!”, shkruan Zogiani.

Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, ishte deklarata që dha mbrëmë kreu i OVL-UÇK, Faton Klinaku.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta, teksa Klinaku jo vetëm që nuk u tërhoq por e përsëriti për herë të dytë përmes një postimi tjetër në rrjetin social Facebook.

“Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se:

A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë!

Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm:

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, shkruan Klinaku në postimin e dytë.

Të ngjashme