S’ka paqe në Adriatik, tërmet përballë brigjeve italiane

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Pas lëkundjes së orës 14:00 të magnitudës 3.4 në afërsi të bregdetit shqiptar, pak minuta më parë u regjistrua një lëkundje shumë më e fortë që sipas Qendrës Sizmiologjike Mesdhetare Europiane EMSC ishte e magnitudës 5.9.

Epiqendra ndodhet rreth 70 kilometra nga brigjet italiane të Puliës, por sipas dëshmive është ndjerë edhe në Marke dhe Kampania, por edhe në Kroaci.

Edhe në këtë rast nuk ka informacion paraprak për dëme, ndërkohë që tërmeti kishte thellësi 40 kilometra, diçka që e ka ulur disi ndjeshmërinë efektive te popullsia që banon në afërsi.

Të ngjashme