Nē fshatin Zupç të Zubin Potokut situata është e qetë, pak orë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat.
Nuk ka prezencë të shtuar të forcave policore, dhe nuk parashihet të ketë gjendje të jashtëzakonshme, njofton Klankosova.tv.
Ndryshe, në këtë rrugë ka qarkullim të vogël të veturave.