Një person në Prishtinë është ankuar në Polici se nuk ka qasje në llogarinë e tij në rrjetin social nga 28 gushti.
Siç njofton Policia, ankuesi dyshon se llogatia e tij është hakuar dhe është duke u keqpërdorur nga persona të panjohur, shkruan Gazeta Sinjali.
“Prishtinë 28.08.2020-16:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se prej datës 28.08.2020 nuk ka qasje në llogarinë e tij në rrjetin social ku dyshon se ajo llogari i është hakuar dhe është duke u keqpërdorë nga persona të panjohur”.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit “Hyrja në sistemet kompjuterike”.