Zyra e BE-së në Kosovë ka prezantuar raportin përfundimtar “Mbështetja e mëtejshme e institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, raporton Ekonomia Online.
Kryetari për sundim të ligjit në BE, Cezary Michalczuk, deklaroi se projekti do ta përmirësojë kornizat ligjore në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë.
Michalczuk beson se Kosova do të angazhohet në ndjekjen penale të grupeve kriminale. Mes tjerash, ai theksoi se ky projekt do të ketë ndikim në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Si do të përmirësohet korniza ligjore të konfiskimit. Kemi organizuar shumë trajnime, aktivitete për prokurorët në gjithë Kosovën. BE-ja beson se Kosova do të angazhohet në ndjekjen penale të tyre dhe konfiskimin e pasurisë”.
“Ne jemi marrë edhe me ekstremizmin e dhunshëm. Ekspertët e projektit kanë qenë në njohuri të mirë të konfiskimit ne kemi diskutuar shumë dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ka mbetur një kornizë shumë solide për luftimin e këtyre veprave penale”, u shpreh ai.
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, potencoi se është duke punuar në forcimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut.
Lumezi theksoi se nuk kanë funksionuar dispozitat e kodit penal, andaj është dashur të bëhet ligji i ri. Ai shtoi se do të punohet në hetimet financiare, identifikimin e asteve dhe konfiskimin përfundimtar të tyre.
Siç tha ai, deri me tani nuk kanë pasur rezultate konkrete të sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë, raporton EO.
“Ne jemi mirënjohës për gjitha projektet e BE-së lidhur me sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe dukurive negative. Jemi duke punuar me partnerët ndërkombëtar edhe për forcimin vlerave të demokracisë dhe forcimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ka qenë i suksesshëm projekti 3 vjeçar, jonë gjitha projektet përfundojnë në këtë mënyre”.
“Në Kosovë nuk ka funksionuar si duhet dispozitat e Kodit Penal kemi ardhur në përfundim se duhet bërë ndryshime dhe të bëhet ligji i ri. Tani në duart e prokurorëve kemi instrumente që lehtësojnë konfiskimi e pasurisë”.
“Në të ardhmen është e nevojshme të këtë trajnime të nevojshme, në hetimet financiare, identifikimin e asteve dhe konfiskimin përfundimtar te tyre. Deri tani nuk kemi pasur rezultate konkrete të sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë. Kur e konfiskojmë pasurinë atëherë e dimë se jemi në rrugën e duhur dhe kemi marr pushtetin ekonomik nga grupet kriminale”, ka thënë Lumezi.
Ish-drejtori i projektit, Andrea D’Angelo, deklaroi se konfiskimi është rruga e vetme për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Konfiskimi është gjeja më e rëndësishme e luftimit të krimit. Jemi krenar se çka kemi arritur. Kemi shumë institucione të angazhuar në shumë kohe. Por është e vështirë se si të menaxhohen disa institucione”, tha ai.