Partitë opozitare kanë kërkuar që në rend dite të futet një Rezolutë ku Kuvendi i Kosovës, do të diskutojë për gjendjen në ndërmarrjen “Trepça” dhe kërkesat e Policisë, raporton Ekonomia Online.
Propozimin e ka bërë shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se gjendja e rënduar në këtë ndërmarrje duhet të kërkojë vëmendje institucionale.
Me këtë propozim u pajtua edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, tha se kërkesat e tyre të plotësohen dhe t’u dalin pagat minatorëve.
Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që krahas minatorëve të diskutohet edhe për zyrtarët policor.
“Jemi një ditë pas protestës së njësisë elitare të Policisë së Kosovës, FIT. Ndërsa po paralajmërohet edhe prapë sot do të ketë një protestë të Policisë. Është e nevojshme që me urgjencë të trajtohen kërkesat e tyre sepse nëse vazhdon ky zinxhir i protestave, po degradohen shtyllat vitale të shtetit”, u shpreh Tahiri në Kuvend.
Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dalë kundër këtij propozimi, duke thënë se seanca duhet të vazhdojë me rendin e ditës, raporton EO.
“Të gjitha përpjekjet për t’u ndërprerë greva apo qëndrimi i grevistëve poshtë në minierë janë bërë. Shto këtu faktin, që fatkeqësisht kjo është greva e parë në shoqërinë aksionare Trepça që nuk ka këshill grevist, nuk është në përputhje me ligjin për greva”.
“Kishnica dhe Novobërda janë kthyer në punë, ndërsa një pjesë e atyre që janë në Grevë në Stantërg e kanë ndërprerë grevën”