S’kalon propozimi i Listës Serbe që Sllavko Simiqi të bëhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Prishtinë | 10 Tet 2025 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e pakicës serbe, Igor Simiq, nga Lista Serbe, ka propozuar për kandidat për nënkryetar të Kuvendit, Sllavko Simiqin, raporton Ekonomia Online.

Me 9 vota për, 54 kundër dhe 42 abstenime, Simiq nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për këtë pozitë.

Simiq nuk i mori votat e mjaftueshme as në raundin e dytë. Edhe në kë raund Sllavko Simiq mori 9 vota për, 54 vota kundër dhe 41 abstenime.

  • As në raundin e tretë, Simiq nga Lista Serbe nuk i merr votat për t’u bërë nënkryetar i Kuvendi të Kosovës

Sllavko Simiq, nga Lista Serbe, as në raundin e tretë nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicave serbe, raporton Ekonomia Online.

Ai edhe në këtë raund mori 9 vota për, 53 vota kundër dhe 41 abstenime. Me këtë rast, Simiq është ezauruar si kandidat, dhe kryetari i Kuvendit ka kërkuar nga Lista Serbe që të propozojë një kandidat të ri.

Të ngjashme