Dhuna po promovohet në një reality show i quajtur “It’s my home” që ka nisur tash e disa ditë në Televizionin “First Channel”. Një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor pas një debati me tone të larta.
Viktima e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”, largohet duke qarë nga pjesa ku po debatonte dhe askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar. Përkundrazi një grua aty e përkrahë dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”.
E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.
Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që një pjesë e madhe e komentuesve të kërkojnë ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.