Moise Kean nuk është duke kaluar momentet më të mira në Angli.
Sulmuesi italian iu bashkua skuadrës angleze Everton nga Juventusi, por ka hasur në vështirësi të ambientohet duke shënuar vetëm një gol në 26 ndeshje.
Kean nuk është fare në formë në fushë, por duket se jashtë fushave qëndron më mirë.
Sulmuesi italian ka tërbuar klubin e tij Everton, pasi ka thyer rregullat e qeverisë angleze duke organizuar një festë me dhjetëra modele në shtëpinë e tij.
Tinejxheri italian ka pasur disa të ftuar, ku janë shpërndarë fotot në rrjete sociale, teksa nuk respektohen fare rregullat e vendosura nga qeveria angleze shkaku i pandemisë Covid-19.
E pas publikimit të fotografive ka reaguar ashpër edhe klubi i Evertonit, duke dënuar gjestin e lojtarit të tyre.
“Everton është tmerruar kur kanë mësuar mbi incidentin ku është përfshirë një lojtar i ekipit të parë, i cili ka injoruar udhëzimet e qeverisë dhe politikat e klubit në lidhje me krizën e krijuar nga coronavirusi.
“Klubi ka shprehur fuqimisht zhgënjimin ndaj lojtari dhe ka bërë të qartë se veprime të tilla janë të papranueshme”.
“Njerëzit e mahnitshëm në NHS meritojnë respektin më të madh për punën dhe sakrificën e tyre. Mënyra më e mirë për t’u treguar atyre respektin tonë është duke bërë gjithçka mundemi që t’i mbrojmë”, thuhet në reagimin e klubit anglez.
Mediat në Angli kanë raportuar se sulmuesin italian e pret një dënim i rëndë tani nga Evertoni. /Telegrafi/