Skandal në shkollën e mesme, studentët kërcejnë në prehrin e mësuesve dhe drejtorit

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Një shkollë e mesme në Kentucky, SHBA është nën hetim pas publikimit të fotove tronditëse të cilat tregojnë nxënësit duke kërcyer në prehrin e mësuesve dhe drejtorit të shkollës.

Imazhet e postuara në rrjete sociale, tregonin studentë meshkuj me të brendshme, dhe disa të veshur me të brendshme femrash, duke kërcyer në prehrin e anëtarëve të shkollës dhe duke kryer akte të tjera të turpshme.

Mësohet se shkolla i ka hequr foto nga Facebook, por incidenti po hetohet dhe pasi të përfundojë hetimi do të ndërmerren veprimet e duhura.

Aster Sizemore, anëtar i bordit të pavarur të shkollës, tha se ai ishte në shkollë të martën, por jo në momentin kur u bënë fotografitë.

Ai shtoi se ishte shumë i befasuar, sepse drejtori i shkollës është shumë i rreptë. Drejtori i shkollës nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Washington Examiner për koment.

Të ngjashme