Skandal në shkollën fillore amerikane: Në vend të historisë shfaqet – pornografi

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Një mësuese, zëvendësuese në një shkollë në Dearborn në Amerikë, ishte duke u përpjekur të lëshonte një video për orën e historisë në klasë, por në vend të kësaj, nisi një video pornografike, transmeton Klan Kosova.

Videoja pornografike luajti për të paktën 30 sekonda përpara një klase me plot fëmijë të klasës së shtatë, para se mësuesja ta kthente kompjuterin nga ana e saj.

“Atyre nuk iu bëri përshtypje”, tha Christina Lentz.

Kjo ndodhi më 13 mars, kur mësuesja gabimisht tregoi në mësim diçka tjetër.

Por, si erdhi deri tek videoja pornografike? A ishte e qëllimshme? Jo.

“Mësuesja që ishte në klasë nuk ishte në dijeni se një video e tillë do të lëshohej”, thuhet nga shkolla.

Të ngjashme