Një video skandaloze është publikuar nëpër mediat britanike dhe mund ta ndikojë karrierën e Mason Greenwood.
Greenwood është në mesin e lojtarëve më premtues në Angli aktualisht dhe gëzon vëmendje të madhe.
Por, së fundmi vëmendja drejt tij po shkon për gjëra të këqija dhe ai mund të përballet me dënime të mëdha.
E dashura e tij, Harriet Robson ka publikuar një video ku Greenwood dëgjohet duke i kërkuar dhunshëm që të kenë marrëdhënie intime.
“Për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë Mason Greenwood më bën mua”, ka shkruar ajo, si mbishkrim në video, transmeton lajmi.net.
Greenwood dëgjohet në video duke i thënë “ngriti këmbët” dhe e dashura e tij teksa i përgjigjet se nuk dëshiron të bëjë një gjë të tillë.
Për këtë ka reagaur edhe skuadra e Manchester United që po heton rastin në bashkëpunim me autoritetet.
Dëgjoni videon më poshtë.
Mason Greenwood forcing his ex girlfriend to have sex with him recorded… this is genuinely sickening to hear pic.twitter.com/t5hkvfv4HJ
— ً (@erlingtxt) January 30, 2022