Skandalet në qendrat e masazhit, arrestohet një zyrtare e ATK-së dhe tre të tjerë

| 01 Dhj 2018 | 14:04 | Nga

“Të dyshuarit/et me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, tha policia.

Dje policia në një ‘Sallon masazhi’ në Prishtinë, ka identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar për veprat penale: ‘Ofrim i lokaleve për prostitucion’, ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrim i ndikimi’, ‘Mbajtja në pronësi kontroll apo posedim i armës’ dhe ‘Bashkëkryerja’.

“Personi i dyshuar (L.L.) zyrtare në ATK-ë, dyshohet se në vazhdimësi duke keqpërdorur autoritetin zyrtar, me qellim të përfitimit ka ndihmuar të dyshuarit tjerë në kryerjen e veprave penale dhe po ashtu dyshohet se ka kryer edhe veprën ‘Ushtrim i ndikimit’.

Policia si prova materiale ka konfiskuar:

1 arme zjarri me një karikator dhe dy fishekë të njëjtës armë,

6 (gjashtë) telefona mobil,

para në vlere 820 euro dhe 20 franga (tetëqind e njëzet euro dhe njëzet franga) dhe

dokumente të ndryshme

Të dyshuarit/et me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, tha policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme