Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar pas skandalit të grurit, pas përgjimeve të publikuara nga gazeta Nacionale.
Ai u ankua në zyrtarin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Deputeti i VV-së tha se Enver Hajrullahu, ishte punësuar në kohën e NISMËS.
Ky i fundit ishte i përfshirë në përgjimet e publikuara ku dëgjohet teksa flitet për disa kontrata për blerje të grurit për rezervën shtetërore.
“Ministria që është udhëhequr për shumë kohë nga NISMA, e cila si parti është njohur dhe e çertifikuar për punësime partiake e familjare në administratë publike, po na paraqitet të jetë me plotë staf civil të ndershëm që po e mbrokan ligjin e shtetit, si puna e këtij Enver Hajrullahut – që në fakt na qenka një ish funskionar i NISMA-s, i cili nga asambisti i NISMËS punësohet si Certifikues në MINT në kohën e PAN! Po si nuk e incizoi asnjëri prej tyre veten më herët kur ministria ia jepte kompanive private kontratën për kontrollin e naftës, në vend se Dogana e shtetit ta kryej atë shërbim!?”, tha Muja.