Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit, të dyshuarit për përfshirje në skandalin e rezervës shtetërore, thotë se media ka luajtur një rol të madh në këtë rast.
Halimi jep qëndrim kritikues ndaj mediave, duke i akuzuar ato se kanë tentuar të ndryshojnë kahjen dhe të vërtetën.
“Më së pari, në këtë rast më duket se media ka luajtur një rol relativisht ndikues, në përpjekje të ndryshimit të kahjes dhe ndryshimit të së vërtetës. Nuk është kontestuese që zotëri Ridvan Muharremi me kërkesën e personave nga ministria, është inkuadruar me qellim të furnizimit me grurë për rezervat shtetërore”.
“Nuk ka shkuar vet, nuk iu ka imponua kurrkujt, por me lutjen e tyre ka pranuar që të inkuadrohet me qëllimet më të mirë për t’u furnizuar me rezerva”, u shpreh Halimi në Klan Kosovë.