Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, gjendet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020, pas konfirmimit të aktakuzës që përfshiu krerët më të lartë të shtetit.
Megjithatë, ky fakt nuk i ka mjaftuar Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka urdhëruar Policinë e Kosovës, përkatësisht stacionin “Veriu” në Prishtinë, që ta gjejë se ku gjendet Rexhep Selimi.
Demokracia.com ka siguruar urdhëresën skandaloze që Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka dërguar Policisë së Kosovës.
“Urdhërohet verifikimi i adresës përkatësisht objekti i vendbanimit, vendqëndrimit të të pandehurit Rexhep Selimi, nga i ati Dastan dhe nëna Sofije, e gjinisë Krasniqi, i lindur më datë 15.03.1971, në fshatin Aqarevë, me vendbanim në Prishtinë, Lagja Bregu i Diellit ZP. Pasi që të verifikohet dhe konsultohet vendbanimi apo vendqëndrimi i të njëjtit, të njoftohet me shkrim gjykata që të mund të komunikojë me të akuzuarin”, thuhet në urdhëresën e Gjykatës Themelore të siguruar nga.