Skanimet e zemrës mund të tregojnë simptoma të rrezikut të papritur për vdekje

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët thonë se një teknikë e re skanimi mund të identifikojë njerëzit që rrezikojnë të rrëzohen dhe të vdesin papritmas nga një ‘gjendje e fshehur’ e zemrës.

Normalisht, tek njerëzit me khypertrophic cardiomyopathy, shenjat e ndryshimeve strukturore në zemër mund të merren vesh vetëm pas vdekjes.

Por studiuesit e Universitetit të Oksfordit përdorën imazhe mikroskopike për të gjetur të njëjtat modele në pacientët që jetojnë.

Kjo gjendje është shkaku më i lartë i vdekjes së papritur kardiake tek të rinjtë.

Është një gjendje e zakonshme, e trashëguar, që prek një në 500 njerëz në Britani të Madhe, e cila mund të jetë fatale në një numër të vogël njerëzish.

Megjithatë, shumë prej personave me khypertrophic cardiomyopathy, ose HCM, kanë pak ose aspak simptoma paralajmëruese – dhe disa janë në gjendje të jetë të përkryer normale.

Të ngjashme