Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi dhe video në të cilat shihen kolona të gjata të veturave para spitaleve të Moskës dhe shtëpive të shëndetit, raportojnë mediat botërore.
Në një video shihet kolona e gjatë e autoambulancave para një spitali në Moskë, e cila është postuar në Twitter.
Personi që e ka publikuar videon, në postimin e tij ka shkruar se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se gabimisht pacientët janë dërguar në spitalin i cili tashmë nuk ka vend që të pranojë pacientë të tjerë.
Përveç kësaj, në Facebook është publikuar një fotografi ku shihet kolona e gjatë e autoambulancave në periferi të Moskës, fotografinë e ka publikuar pikërisht një punonjës i ndihmës së shpejtë.
Në Moskë në 24 orët e fundit janë liruar nga spitali 179 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 deri më tani ka shkuar në 1.016, ka bërë të ditur zëvendëskryetarja e këtij qyteti.