Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për Zyrën e Koordinatorit Shtetëror për dialog me Serbinë, raporton Ekonomia Online
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se paga e koordinatorit është e njëjtë sa e zëvendëskryeministrit.
Ai ka thënë se ky propozim është rregullim i pagës për koordinatorin dhe zyrën e tij.
“Qëllimi i këtij propozimi është rregullimi i çështjes së pagës për koordinatorin nacional dhe zyrën e tij”.