Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ndalen së publikuari fotografi me ish-presidentin historik, Ibrahim Rugovën, shkruan Gazeta Express.
Ka qenë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ka publikuar fillimisht një foto pranë shtatores së Rugovës në sheshin qendror të Prishtinës.
Shefi i stafit të Agim Veliut, dhe anëtari i LDK’së, Bajram Gecaj, ka publikuar pastaj një foto ku shihet bashkë me Rugovën, si kundërpërgjigje për Osmanin.
E një foto me ish-kreun e LDK’së e ka publikuar edhe koordinatori për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni.
“Një foto që më ngjalli kujtime të veçanta!
I jam mirënjohës djalit të Ymer Muhaxherit, Ahmetit që ma përcolli”, ka shkruar Hyseni.