Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Skender Reçica ka njoftuar se me propozim të partisë është zgjedhur përsëri ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Recica premtoi në ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve, mbrojtjen dhe mbështetjen e kategorive të ndjeshme dhe ngritjen e mirëqenies së luftëtarëve të lirisë.
Postimi i plotë i Recicës në Facebook:
Të nderuar qytetarë,
Sot me propozimin e NISMA SOCIALDEMOKRATE, edhe një herë u zgjodha nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ministër i
Dua të shprehë mirënjohje dhe falënderim për të gjitha strukturat dhe votuesit e NISMA, që na kanë përkrahur në çdo çast.
Unë pranova me nderë dhe përgjegjësi të plotë detyrën, me qellimin për të vazhduar projektet e mira të filluara në mandatin e kaluar: ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve, mbrojtjen dhe mbështetjen e kategorive të ndjeshme dhe ngritjen e mirëqenies së luftëtarëve të lirisë.
Na priftë e mbara.
Ju Faleminderit,