Policia e ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të ndodhur në fshatin Rezallë, me një shufër metali ka sulmuar viktimën.
“Si pasojë e lëndimeve viktima i moshës 67 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit E .A., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor”.